Please enter at least 3 characters.

Pinto dëshiron të luajë në krah të DiCaprios

2016/01/f.0225093758138_m.jpg

Pinto ishte e magjepsur me yllin e filmit “Titanic” derisa ishte rritur në Mumbai, Indi, madje duke i nxjerrë dhe ruajtur fotografitë e aktorit nga revistat.

Dhe tash aktorja ka një dëshirë tjetër, të ndajë ekranin me bukuroshin pasi kishte fituar famë me rolin e saj në filmin e regjisorit Danny boyle, fitues të çmimit Oskar.

“Kam pasur një ndjenjë të flaktë për të kur kam qenë në shkollë. Kisha një libër të vogël me fotografitë e Leonardo DiCaprios”, thotë aktorja, e cila shton se nëse nuk arrin të sigurojë rol në krah të DiCaprio, ka edhe një aktor tjetër me të cilin do të dëshironte të luajë.

“Duhet të them Jack Nicholson. Ai është një person për të cilin vdisja ta takoj dhe për disa arsye, ende nuk kam arritur ta shoh”, ka shtuar Pinto.