Please enter at least 3 characters.

Pink nuk është biseksuale!

2016/01/f.0504222123716_m.jpg

Të dielën gazeta britanike “News of the World”,e kishte cituar këngëtaren të ketë thënë: “Nuk turpërohem që jam biseksuale. Kjo është se çfarë jam. Dashuria është e pastër dhe unë mundohem ta mbaj ashtu. Kjo është çfarë jam dhe çfarë ndjej”.

Mirëpo, përfaqësuesi i Pink reagoi menjëherë për të mohuar këto spekulime, ndërsa tani vetë Alecia Moore- Pink ka shfrytëzuar faqen e internetit Twitter.com për të korrektuar gabimin e gazetës britanike dhe ka pohuar se ajo është heteroseksuale dhe e tërheqin vetëm meshkujt dhe jo gjinia e saj.