Please enter at least 3 characters.

Pink mbron klipin kontravers

2016/01/f.0121160609353_m.jpg

Pop ylli shtatzënë tashmë ka lansuar klipin e saj të ri “Fucking Perfect” (të cilin mund ta shikoni në këndin e poshtëm të videoklipeve), i cili sheh aktoren Tina Marjorino duke luajtur rolin e një adoleshente e cila vuan nga probleme shpirtërore.

“Unë jam e sigurtë se video e klipit “Fucking Perfect” do të jetë sikurse klipet tjera, që në mënyrë bazike do të thotë se unë do të kem telashe…unë dua që arti të më bëjë të mendoj. Për ta bërë këtë, ndoshta do të më bëjë telashe, apo do të më bëjë të ndihem jo e rehatuar. Klipi zgjon vëmendje dhe iniciativë për ndryshim, apo së paku debat. Ky është qëllimi im”.

“Prerja dhe vetvrasja, dy simptoma të ndryshme të një problemi të njëjtë janë duke na ndjekur…shumë prej nesh kanë parë disa yje duke lënë gjurmët e tyre të fundit aty diku nëpër tepihët e kuqë, ashtu zakonisht para se të hyjnë në rehabilitim”.

“Është problem dhe është diçka për të cilën duhet të flasim. Ne mund ta injorojmë problemin dhe për këtë arsye injorojeni këtë video, por nuk do të bëni asgjë. Unë nuk përkrah vetvrasjen apo prerjen. Unë përkrah fëmijët aty pari, unë dua t’ua bëjë atyre me dije se kam dijeni për atë që po ndodhë”, deklaroi Pink. /Telegrafi/