Please enter at least 3 characters.

Pezullohet polici që rrahu të miturin që vodhi flamurin (Video)

2016/01/f.1127154133509_m.jpg

"Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ditën e djeshme, menjëherë pas marrjes dijeni për veprimet e kundërligjshme të kryera nga një punonjës policie gjatë shoqërimit të një të mituri, është bërë Pezullimi nga detyra i këtij punonjësi. Ndërkohë, ndaj tij, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar ecuria disiplinore për shkeljet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës", thuhet në deklaratën për media, transmeton BW.

Një i mitur është dhunuar dje nga Policia e Shtetit, sepse kishte hequr një flamur kombëtar nga zbukurimet dekorative të rrugës për ta vendosur në ballkonin e shtëpisë së tij. Një polic rrugor e ka mbajtur me forcë djalin, ndërsa një efektiv i rendit publik pas 2 minutash i vë prangat.

Por, polici nuk është mjaftuar me kaq, por siç duket edhe nga pamjet e godet disa herë. Pamjet e filmuara nga persona të rastit janë hedhur në You Tube, ku dëshmohet se djali i moshës rreth 15-16 vjeç, jo vetëm dhunohet, por edhe arrestohet si një kriminel.

Ndryshe, siç raporton NOA, pezullohet polici që ushtroi dhunën fizike. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të ministrisë së Brendshme. /Telegrafi/