Please enter at least 3 characters.

Peticion kundër euroobligacionit prej 650 milion euro

2016/07/business_finance_money_euro_0.jpg

Në Maqedoni ka filluar një peticion online ''Jo për euroobligacionin'', përmes së cilës bëhet thirrje që të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Maqedonisë të nënshkruhen kundër emetimit të këtij euroobligacioni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në peticion shkruhet: „Unë, qytetar i përgjegjshëm i Republikës së Maqedonisë, deklaroj se nuk e pranoj euroobligacionin e 650 milion eurove që qeveria dëshiron ta emetojë dhe se nuk dua që ta kthej borxhin në vitet që vijojnë!“.

Në këtë nismë, gjithashtu thuhet se huamarrja e re mund të arrijë deri 1 miliard euro për kthim. Të gjithë ata që dëshirojnë të nënshkruhen, atëherë vizitoni peticionin këtu./Telegrafi/