Please enter at least 3 characters.

Pesë blerjet e mëdha që mund t’ia sjellin Liverpoolit titullin e kampionit (Foto)

2017/01/liverpool-1-2.jpg

Liverpooli është duke e kërkuar titullin që nuk e ka fituar që nga viti 1990.

The Reds kundër Swansea City ishin të zakonshëm dhe pësuan humbje në shtëpi, që i mban tash 10 pikë larg vendit të parë.

Të besuarit e Jurgen Klopp besojnë se janë ende në garë në titull, edhe pse me këtë fortë vështirë se dikush mund ta mposht Chelsean.

Mbrojtja mbetet një problem i madh te kjo skuadër, sikurse edhe portieri, transmeton Telegrafi.

Të Kuqtë luajnë pa sulmues tipik, pasi që këtë rol e bën Roberto Firmino.

Më poshtë janë pesë emra që Liverpooli i ka në orbitën e tyre dhe mund të ofrohen disa në janar e disa gjatë verës. /Telegrafi/

Joe Hart - Torino (huazim nga Manchester City)

Loris Karius dhe Simon Mignolet po vazhdojnë me gabime dhe blerja e Hart do ta zvogëlonte numrin e golave të pranuar. Ai ka çmimi rreth 12 milionë euro.

Virgil van Dijk – Southampton

Problemet e Joel Matip me lëndimet kanë bërë që Liverpooli të mendojë për holandezin. Çmimi i tij sillet rreth 30 milionë euro.

Emil Forsberg - RB Leipzig

Suedezi është hit në Bundesligë me skuadrën  tij Leipzing. Ai ka pesë gola dhe tetë asistime. Lojtari mund të blihet për rreth 30 milionë euro.

Julian Brandt - Bayer Leverkusen

Talenti i madh gjerman po kërkohet nga shumë skuadra. 20-vjeçari është nën vëzhfimin e shumë skuadrave dhe çmimi i tij sillet nga 40 deri në 50 milionë euro.

Andrea Belotti - Torino

Sulmuesi italian më në formë. Ai ka 14 gola në 18 ndeshje me fanellën e Torinos.  Ai ka një klauzolë prej 84 milionë funte.

Foto LaPresse - Fabio Ferrari11/09/2015 Torino ( Italia )SpoPresentazione Ufficiale di Andrea Belotti, nuovo giocatore del Torino Fc.Nella foto: Belotti AndreaPhoto LaPresse - Fabio Ferrari11/09/2015 Turin ( Italiy )SpoPresentation of new Player of Torino Fc.In the pic: Belotti Andrea