Please enter at least 3 characters.

Përurohet xhamia e re në Butel

2016/01/f.0617114755880_m.jpg

Siç informojnë nga BFI, në këtë eveniment mori pjesë Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, D-r. Fahrudin Ebibi, Drejtor i SHMI Medreseja “Isa-Beu”- Shkup Prof. Ibrahim Idrizi, ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhitit, hoxhallarë dhe qytetarë të lagjes Butel II.

Fjalë përshëndetëse në këtë solemnitet kishin përfaqësuesi i Këshillit iniciativë pranë xhamisë së re, kreu i Çairit, Izet Mexhitit dhe ministri Saraçini, të cilët përshëndetën hapjen e kësaj xhamie dhe uruan xhematin e kësaj lagjeje duke iu shprehë përgëzime që përmes kësaj xhamia të ndërtojnë vlerat shoqërore dhe të ndihmojnë në afërsi mes vete pasi edhe njëri nga rolet e xhamisë është të ofron besimtarët.

Reis ul Ulema, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili të pranishmit fillimisht i përshëndeti dhe përgëzoi qytetarët për hapjen solemne të këtij tempulli të shenjtë.

Kreu i BFI-së falënderoi kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhitit, ministrin Saraçini dhe kreun e Butelit për kontributin e dhënën në këtë drejtim si dhe personalitete që kanë dhënë. Bashkëjetesa është e domosdoshme,toleranca është i domosdoshëm, tolerance është e preferuar në parimet islame, jo tolerancë është joislame. “Neve na pengojë shpirtrat islamofob, shpirtrat të cilët janë antishqiptar, për fat të keq në vendin tonë ende do të ballafaqohemi me forca të errëta, andaj dhasht Zoti që të gjithë ata që janë ushqyer me islamofobi dhe antishqiptarizëm në shpirtrat e tyre të lëshon mëshirë dhe fillojnë të zbuten, sepse rrugëdalje tjetër nuk kanë. Ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi këtu por do të vazhdojmë të kërkojmë dhe mbrojmë atë që na takon, do ta mbrojmë kulturën tonë, fenë, do ta ruajmë identitetin tonë dhe do ti kërkojmë të drejtat që na takojnë”, tha Sulejman ef. Rexhepi.

Kjo xhami do të mbajë emrin”Fetah Efendiu”, një dijetar alimi dhe ulema i madh i gjeneratave të kaluar. /Telegrafi/