Please enter at least 3 characters.

Personazhet e përrallave me ‘selfie’

2016/01/personazhet-e-p-euml-rrallave-me-lsquo-selfie-rsquo_hd.jpg

“Kush është më e bukura në botë” pyet Mbretëresha e Ligë derisa po bënte selfie, ndërsa Pasqyra në Murrë i kthen përgjigjen ‘kush është ajo pas teje’.

Këto improvizime i ka bërë animatorja Simona Bonafini, në një seri të vizatimeve ku ka treguar përrallat në një formë tjetër.

Prej Sirenës Ariel, e deri te Eliza në Botën e Çudirave, përrallat me postime në rrjete sociale, janë shumë simpatike.

Nuk mungon as Herkuli që tregon vetën duke u stërvitur, si dhe Wendi që është duke u argëtuar me Peter Panin dhe pjesën tjetër të grupit.

Më shumë nga personazhet e animatores italiane Bonafini, mund t’i shihni në llogarinë e saj në Facebook./Telegrafi/