Perry dëshiron angazhim
03/06/2009
Hitbërësja e këngës “I Kissed A Girl” dhe frontmeni i grupit “Gym Class Heroes” janë në lidhje qe disa vite duke llogaritur edhe ndarjet e tyre të kohëpaskohshme, ndërsa Perry thotë se ajo i shtyn të dashurit e saj të mundohen për t’i lënë përshtypje, pasi që nuk dëshiron vetëm një lidhje të rastit.
“Nuk dashurohem shpesh, mirëpo kur dashurohem, dashurohem fort. Kam pasur katër të dashur dhe kam qenë e dashuruar me të gjitha ata, mirëpo secili prej tyre i ka shërbyer një qëllimi”, ka thënë këngëtarja për revistën “Seventeen”.


