Please enter at least 3 characters.

Përplasje me armë në Tiranë, dy të plagosur

2018/06/ti_3755.jpg

Një konflikt i armatosur është regjistruar këtë mesnatë në zonën e Kinostudios, në Tiranë.

Përplasja dyshohet se ka nisur në një pikë bastesh dhe ka vijuar më pas në rrugë.

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 10 gëzhoja plumbash, transmeton Tch.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi dëshmitarët, ndërsa po vijon puna për zbardhjen ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. /Telegrafi/