Please enter at least 3 characters.

Përmes një video të shkurtër, Rita Ora tregon aftësitë e saj të shkëlqyera në piano

2018/11/ritas4-e1542401462641.jpg
185:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 08: Rita Orawalks the runway during the 2018 Victoria's Secret Fashion Show at Pier 94 on November 8, 2018 in New York City. (Photo by Noam Galai/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në tregun ndërkombëtar.

Në më pak se një javë, ajo pritet të lansojë albumin e saj më të ri "Phoenix", njëherësh të dytin në karrierën e saj.

Rita ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video të shkurtër në InstaStory, përmes së cilës ka treguar aftësitë e saj në piano.

Dhe në fakt, këngëtarja shqiptare arriti t'ua vërtetojë fansave të saj, se posedon aftësi të mira në këtë instrument muzikor.

Me një karrierë të bujshme prej më shumë se gjashtë vitesh, Rita ka mësuar shumë në muzikë, duke u bërë njëra ndër këngëtaret më me ndikim në Britaninë e Madhe.

Vetëm pak ditë më parë, ajo prezantoi për fansat edhe këngën e saj më të re "Velvet Rope". /Telegrafi/