Please enter at least 3 characters.

Përleshje në parlamentin turk, pesë deputetë të lënduar (Video)

2016/01/p-euml-rleshje-n-euml-parlamentin-turk-pes-euml-deputet-euml-t-euml-l-euml-nduar-video_hd.jpg

Konflikti kishte filluar herët këtë mëngjes pasi ligjvënësit nga opozita u përpoqën të shtyjnë fillimin e debatit mbi një projekt-ligj të diskutueshëm mbi sigurinë, i cila do t'i jepte pushtet më të madh policisë gjatë bastisjeve dhe arrestimeve, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesi i partisë pro-kurde Ertugrul Kürkçü tha se gjatë konfliktit fizik përreth dhomës së parlamentit kanë fluturuar karriget, si dhe dy deputetë u goditën me një çekiç dhe zile.

Si pasojë, në spital janë dërguar dy deputetë, ndërkaq Kürkçüt dhe dy të tjerëve iu është ofruar ndihma mjekësore në klinikën, brenda ndërtesës së parlamentit turk. /Telegrafi/ 

video