Përkujtohet fillimi i Luftës së Dytë Botërore në Poloni
01/09/2009
Në Gdansk në orën 4 e 45, në momentin e goditjes së parë filluan të mbahen roje nderi nga formacione me lloje të ndryshme armësh.
Në ceremoninë zyrtare pasdite priten shumë politikanë evropianë, ndër ta edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri i Francës Francois Fillon dhe kryeministri rus Vladimir Putin.
Me rastin e këtij përvjetori Merkel theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve të miqësisë me Poloninë. Shumë aktivitete të përbashkëta kanë kontribuar për krijimin e besimit ndërmjet dy vendeve, tha kancelarja në programin e parë televiziv ARD.
Me goditjen e anijes luftarake "Schleswig-Holstein" kundër Gdanskut marina gjermane nisi luftën me 1 shtator 1939. /DW/


