Please enter at least 3 characters.

Perisic përgënjështron mediat spanjolle, etiketon Modricin në foton me Brozovicin dhe Vrsaljkon

2018/08/Perisic-Modric.jpg
272:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 11: Ivan Perisic of Croatia celebrates victory with Luka Modric of Croatia after the 2018 FIFA World Cup Russia Semi Final match between England and Croatia at Luzhniki Stadium on July 11, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)
12:"Getty Images

Ivan Perisic duket se ka ndonjë informacion, ose thjesht po shpreh dëshirën e tij.

Anësori i Interit me t’u publikuar raportimi nga AS ka zgjedhur Instagramin e tij për të postuar një foto me dy kroatët, Sime Vrsaljko dhe Marcelo Brozovic.

Luka Modric (Getty Images)

Por, përpos faktit se këtu është një foto me tri reprezentues kroatë që u shpallën nënkampionë të botës, përshtypje ka lënë veprimi tjetër i Perisicit.

“Kush mungon?”, ka shkruar Perisic në këtë foto.

Pos tjerash, ai në këtë foto ka etiketuar Luka Modricin, duke aluduar kështu në një transferim të tij dhe bashkimin me kroatët tjerë.

Duket se insistimi për një transferim të Modricit buron nga brenda skuadrës së Interit dhe raportime se kroati ka vendosur të qëndrojë nuk do të shuajnë spekulimet e vazhdueshme.

Afati kalimtar në Itali mbaron javën e ardhshme dhe pritet që këto spekulime të intensifikohen në ditët në vijim derisa vet lojtari kroat ose klubi madrilen të mos dalë me ndonjë konfirmim zyrtar. /Telegrafi/