Please enter at least 3 characters.

Perisic: Goli që na dërgon në finale ishte ëndërr e fëmijërisë, treguam karakterin tonë ndaj Anglisë   

2018/07/Ivan-Perisic-Kroacia.jpg
273:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 11: Ivan Perisic of Croatia celebrates after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia Semi Final match between England and Croatia at Luzhniki Stadium on July 11, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)
12:"Getty Images

Ivan Perisic ka folur pas fitores së Kroacisë ndaj Anglisë, duke theksuar se shënimi që dërgon kombëtaren e tij në finalen e parë të Kupës së Botës ishte një ëndërr e fëmijërisë që u bë realitet, teksa shtoi se ekipi ka treguar karakter.  

Mesfushori i Interit u zgjodh lojtari i ndeshjes ndaj FIFA pas një goli të shënuar dhe një asistimi për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, në kohë shtesë.

Ky gol dhe ky asistim i Perisicit i dhanë fitoren Kroacisë, të cilët fituan me rikthim 2-1 ndaj Anglisë që kishte kaluar fare herët në epërsi me një gol nga gjuajtja e lirë e Kieran Trippier.

"Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ne të gjithë e dinim se çfarë ishte në rrezik dhe sa e rëndësishme është një gjysmëfinale për një vend të vogël si Kroacia", ka thënë fillimisht Perisic pas ndeshjes.

Festa e kroatëve pas golit të fitores (Getty Images)

"Ne filluam ngadalë, por kemi treguar karakterin tonë, ashtu siç kemi bërë në dy raundet e mëparshme, kur ishim disavantazh një gol në të dy ndeshjet. Ne nuk ishim të lodhur".

Kjo ishte vetëm gjysmëfinalja e dytë e Kroacisë ndonjëherë në Kupën e Botës pas disfatës në 1998 në Francë dhe është pikërisht Franca kundërshtari i tyre në finalen e së dielës në Moskë.

"U ktheva në Omis, qytetin tim të lindjes, 20 vjet më parë. U rrita me Kroacinë, me një fanellë të Kroacisë dhe vetëm unë mund të ëndërroj të luaj për vendin tim dhe të shënoj një nga golat më të rëndësishme për të na dërguar në një finale", përfundoi ylli i mbrëmjes.

Ndryshe, ndeshja finale e Kampionatit Botëror është paparë të zhvillohet të dielën nga ora 17:00, ndërsa ndeshja për vendin e tretë i paraprinë një ditë me herët, të shtunën. /Telegrafi/