Please enter at least 3 characters.

Përgënjeshtrohet lajmi se ish-ylli i NBA, Rick Fox ishte në helikopter me Bryant

2020/01/KobeRick-1-e1580075311765.jpg
437:"OAKLAND, CA - MARCH 27: Kobe Bryant #24 of the Los Angeles Lakers talks to former NBA player Rick Fox during their game against the Golden State Warriors at Oracle Arena on March 27, 2012 in Oakland, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)
12:"Getty Images

Rick Fox nuk ndodhej në helikopterin, me të cilin e humbi jetën Kobe Bryant në Calabasas të Kalifornisë mëngjesin e të dielës (26 janar).

Përfaqësuesja e ish-yllit të LA Lakers, Jessica Steindorff, ka konfirmuar për Heavy.com se ai nuk e ka humbur jetën duke i përgënjeshtruar kështu lajmet për vdekjen e tij.

Lajmin se ish-ylli i NBA është gjallë e ka konfirmuar edhe thjeshtra e Fox, si edhe miq të tij, të cilët kishin biseduar pas përhapjes së lajmit të rrejshëm.

Rick Fox dhe Kobe Bryant (Foto: Jed Jacobsohn/Allsport/Getty Images/Guliver)ESPN dhe ABC News kishin raportuar se së bashku me Bryant në helikopter ndodhej edhe Rick Fox dhe se ai ka vdekur bashkë më të, gjë që ka rezultuar e pavërtetë.

Kobe Bryant dhe katër njerëz të tjerë, duke e përfshirë edhe vajzën e tij 13 vjeçare, Gianna, e humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit në Calabasas. /Telegrafi/