Përfundon sezoni për Caner Erkin (Video)
24/10/2016
Lojtari i Interit, por i huazuar te Besiktasi, Caner Erkin, ka pësuar një lëndim shumë serioz.
Mbrojtësi turk gjatë ndeshjes kundër Antalyaspor është lënduar në tendën e Akilit në këmbën e tij të majtë dhe kështu do të jetë i detyruar të jetë jashtë fushës deri në tetë muaj.
Kjo do të thotë se sezoni ka përfunduar për 28-vjeçarin, i cili menjëherë u bë pjesë e rëndësishme e skuadrës turke në këtë fillim sezoni.
Vlen të theksohet se Besiktasi pas tetë ndeshjeve renditet në vendin e dytë me 20 pikë, aq sa ka Basaksehir në vendin e parë, ndërsa takimi ku Erkin u lëndua përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të skuadrës së tij. /Telegrafi/


