Përforcohet Skëndërbeu (Foto)
21/12/2015
Tre futbollistët e përzgjedhur nga drejtori Sportiv Haris Fakic dhe menaxheri Ertan Demiri i cili ka shoqëruar Harisin në Nigeri, janë akomoduar në resortin ¨Tropikal¨në Durrës aty ku po qëndron edhe skuadra kampione.
John luan në rolin e mesfushorit me tipare sulmuese ndërsa Adeshina dhe Offor në rolin e sulmuesit. Dy opsione të forta për zëvendësimin e Olayinkës, i cili pas ndeshjes ndaj Flamurtarit do të udhëtojë në Belgjikë për tu bashkuar me Gent.
Pasi kanë kryer testet mjekësore, të tre lojtarët janë vendosur në urdhrat e trajnerit Josa në seancën stërvitore të ditës së hënë zhvilluar në tropikal.


