Përfitoi duke mashtruar se nuk mund të ecë, burgoset pasi kapet duke punuar (Video)
29:"© Stoke Sentinel / BPM Media
11/02/2018
Michael Holland nga Staffordshire e Anglisë, ka arritur të përfitojë rreth 50 mijë euro, duke pretenduar se nuk mund të ecë mbi 30 metra.
Por, mashtrimit të tij i erdhi fundi, pasi u kap duke punuar për një kompani transporti mallrash, transmeton Telegrafi.
Babai i tre fëmijëve, lëvizte me shumë lehtësi dhe mbante pako të rënda, sikur të gjithë punëtorët tjerë.
Gjykata i ka shqiptuar atij dhjetë muaj dënim me burg, për pretendimet e rrejshme që i ka bërë 21 vjet rresht. /Telegrafi/


