Perez: Ronaldo, një legjendë e Realit
15/09/2013
Superylli portugez kaloi në kryeqytetin spanjoll në vitin 2009 nga Manchester Unitedi, ndërsa të dielën nënshkroi kontratë të re trevjeçare me klubin mbretëror, e cila do ta mbajë atë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2018.
“Ata që e kanë parë Di Stefanon, tash e shikojnë Ronaldon dhe e dinë se ai është pjesë e kësaj dinastie të shkëlqyer. Historia e Real Madridit është bërë legjendare për shkak të njerëzve si Cristiano”.
“Sot është një ditë e mrekullueshme për Real Madridin dhe secilin mbështetës, sepse lojtari më i mirë e di se kjo do të jetë shtëpia e tij përgjithmonë”, u ka thënë Perez gazetarëve. /Telegrafi/


