Please enter at least 3 characters.

Për shkak të stresit, rusët nuk e ndryshojnë orën

2016/01/f.1030092047269_m.gif

Lëvizja e akrepave në Evropën Perëndimore filloi në fillim të vitit 1970, me arsyetimin se me këtë “zgjatet” dita, bëhen kursime më të mëdha në shpenzimin e energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirëson përshtatjen e njerëzve dhe dita e punës bëhet më fleksibile.

Prej vitit 2002, Bashkimi Evropian si dhe shtetet tjera në kontinentin e Evropës vendosën që llogaritja verore e kohës të nisë nga e diela a fundit e marsit dhe të përfundojë në të dielën e fundit të tetorit.

Në këtë mënyrë ora ndërrohet në 70 shtete të botës, kryesisht në hemisferën veriore.

Përveç Islandës që është shteti i vetëm evropian që nuk bën ndryshimin e orës në llogaritje verore dhe dimërore, gjatë këtij vikendi rusët për herë të parë në 30 vitet e fundit nuk do t’i lëvizin akrepat një orë mbrapa.

Rusia do të mbetet në “kohën verore”, sipas Ligjit për llogaritjen e kohës, i cili është miratuar sivjet me iniciativën e presidentit rus Dmitry Medvedev.

“Nuk do të kalojmë në orën dimërore”, kishte deklaruar presidenti rus, duke shtuar se ndryshimi i orës shkakton stres tek njerëzit e sëmurë.

Akrepat e orëve në Rusi për herë të parë janë ndryshuar sipas sezoneve më 1 korrik 1917, sipas një dekreti të Qeverisë së Përkohshme. Shembull të njëjtë për mosndryshim të orës po mendojnë edhe autoritetet në Bjellorusi dhe Ukrainë, ndërsa për anët pozitive të këtij vendimi po diskutojnë edhe danezët.

Ekspertët rusë megjithatë tërheqin vërejtjen edhe për pasojat negative që mund të ketë heqja e lëvizjes tradicionale të akrepave, sidomos për kompanitë energjetike. Profesori i katedrës në Institutin për demografi, Aleksy Skopin, vlerësoi se Rusia është dashur edhe më herët të mbetej në kohën “dimërore”, që është më afër ciklit biologjik të zakonshëm për njerëzit. /Telegrafi/