Please enter at least 3 characters.

Për OBRM-PDUKM-në, Zaevi është një kriminel

2016/05/VMRO-logo.jpg

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar pas intervistës së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për ''Radio Evropa e Lirë'', transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Zoran Zaev, krimineli i falur nga Branko Cërvenkovski, për 8 milion euro, e vërtetoi thënien ''krimineli mendon se të gjithë janë kriminelë si ai vetë'', duke dhënë një intervistë konfuze dhe pa vlerë, përmes së cilës e nënçmon popullin.

OBRM-PDUKM-ja e akuzon Zaevin për promovim të idesë për zyrtarizim të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, por edhe për ndërrimin e emrit të vendit./Telegrafi/