Please enter at least 3 characters.

Për kontest pronësor e sulmon fizikisht vëllain në seancën gjyqësore   

2018/08/sulm-fizik.png

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të sulmit në Prishtinës për shkak të një kontesti pronësor.

Rasti ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës, të hënën në 11:23.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti derisa ka qenë në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore Prishtinë lidhur me një rast të kontestit pronësor, e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/