Please enter at least 3 characters.

Penza në Ligën Rajonale WBFAL

2016/01/penza-n-euml-lig-euml-n-rajonale-wbfal_hd.jpg

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka nominuar klubin e basketbollit Penza nga Peja (femrat) që të garoj në edicionin 2015/16 të Ligës Rajonale WBFAL (Women Basketball Friendship Adriatic League).

Ndërkaq FBK ka kërkuar afat shtesë për nominimin e Trepçës nga Mitrovica.

Duhet theksuar se kjo është hera e dytë që nga paslufta që një skuadër e femrave merr pjesë në një Ligë Rajonale.

Në edicionin 2003/04 Universiteti i Prishtinës pati garuar në Ligën Rajonale Trocal duke e përmbyllur edicionin e rregullt në vendin e tretë, derisa në “play-off”është eliminuar në gjysmëfinale nga ekipi kroat, Shibenik.