Please enter at least 3 characters.

Pendarovski pret datë për bisedimet me BE-në

2016/01/kandidati-p-euml-r-president-t-euml-maqedonis-euml-stevo-pendarovski-do-t-euml-vizitoj-euml-prishtin-euml-n_hd.jpg

Presidenti Stevo Pendarovski pret që vendet anëtare të BE-së të japin pëlqimin e tyre dhe vendi të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Lidhur me atë se a do të marrim një date për fillimin e negociatave me BE-në në qershor, Pendarovski tha se ekziston një kornizë kohore që Bundestagu gjerman mund të mos jetë në gjendje të përmbushë në mënyrë që të japë pëlqimin e tij deri më 21 qershor si një shtet anëtar i rëndësishëm për fillimin e negociatave.

Ai thekson se është një ndryshim i caktuar teknik i terminëve. Nëse nuk zgjidhet deri më 21 qershor, mund të zgjidhet në fillim të korrikut.

Sipas Presidentit Pendarovski, asnjë shtet evropian nuk thotë se fillimi i negociatave me BE-në duhet të shtyhet, në vitin 2020 ose 2021./Telegrafi/