Please enter at least 3 characters.

Pendarovski falënderoi Senatin amerikan edhe në gjuhën shqipe

2019/04/Pendarovski-me-llogo.jpg

Kryetari i Maqedonisë, Stevo Pendarovski falënderoi Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

"Falënderojmë për SHBA-të për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin tonë në NATO në Senat. Partneriteti strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut vazhdon në Aleancën duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin global", shprehet Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski këtë falënderim e shkroi edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën angleze.

Ndryshe, dje Senati amerikan me 91 vota 'për' dhe dy kundër votoi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/