Pellegrini: Chelsea nuk është larg
09/11/2014
Pikët e humbura, i mundësojnë Chelseat që të largohet në krye të tabelës për tetë pikë nga kampioni anglez.
“Nuk jam i brengosur për Chelsean. Ata janë në formë shumë të mirë momentalisht”, tha kiliani pas takimit.
“Duhet të shohim nëse mund të luajnë kështu deri në fund të vitit. Ne po mendojmë vetëm për vete dhe të rigjejmë stilin tonë të lojës. Ishte javë shumë e vështirë për ne. Nuk patëm 72 orë kohë që prej se zhvilluam lojën e Ligës së Kampionëve, por nuk u ndalëm dhe provuam deri në minutën e fundit. Patëm shanse të mira, por kur topi s’do që të futet brenda, është e vështirë të shënosh”, shtoi Pellegrini.
City takimin e ardhshëm në Premier Ligë e ka pas dy javësh me Swansean në Etihad. /Telegrafi/


