Please enter at least 3 characters.

Pele merr çmimin më të lartë për sportistë "Urdhrin Olimpik"

2016/03/Pele-55.jpg

Legjenda e gjallë e futbollit brazilian Pele (75) ka marrë “Urdhrin Olimpik”, çmimin më të lartë që ndanë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).
Çmimi iu nda në qytetin e tij të lindjes Santos të Sao Paulos, nga presidenti i KON-it Thomas Bach.

Edson Arantes do Nascimento Pele është lojtari i vetëm që ka fituar tre tituj të kampionit botërorë. Me kombëtaren e Brazilit fitoi Kupën e Botës në vitet 1958, 1962 dhe në vitin 1970.