Please enter at least 3 characters.

Peja, shumë e fortë për Bashkimin

2016/01/peja-shum-euml-e-fort-euml-p-euml-r-bashkimin_hd.jpg

Mysafirët i bënë ballë furisë verdh e zi vetëm në çerekun e parë të këtij takimi, i cili u përmbyll me rezultat 27-27, mirëpo pastaj filloi dominimi i pejanëve deri në fund të takimit, të cilin e përmbyllën me fitore prej 13 pikë epërsi, 108-95.

Koshashënuesit më të mirë të Pejës ishin Samir Shaptahu me 32 pikë dhe Teo Simovic me 23 sosh. Ndërsa, te Bashkimi u dalluan Darell Llampley me 28 pikë dhe Aaron Mitchel me 19 të tjera.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot në kryeqytet, Besa e ka mposhtur RTV 21 me rezultat 91-95. /Telegrafi/