Please enter at least 3 characters.

Peja organizon audicion basketbolli

2016/01/peja-organizon-audicion-basketbolli_hd.jpg

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i klubit të basketbollit Peja, Art Gashi, të hënën. Gashi ka thënë se audicioni do të mbahet nën vëzhgimin e trajnerit nga Kroacia, Danijel Lutz, i cili të premten do t'i bashkohet ekipit për të nisur përgatitjet për edicionin 2015/16, shkruan sot Koha Ditore.

Audicioni i basketbollit do të mbahet në palestrën "Karagaçi" dhe do të fillojë me datën 24 gusht, kurse do të përfundojë pas pesë ditësh (29 gusht). Sipas Gashit, në këtë audicion kanë të drejtë pjesëmarrjeje të gjithë të interesuarit prej moshës 16 deri në 26 vjet, të cilët kanë pak njohuri për lojën e basketbollit dhe janë të nacionalitetit shqiptar.

"Po përgatitemi për audicionin e basketbollit që do ta mbajmë prej datës 24 deri më 29 gusht në Pejë. Në këtë audicion mund të paraqiten të gjithë të interesuarit prej moshës 16 deri në 26 vjeç. Mjafton të kenë kombësinë shqiptare dhe pak cilësi basketbolli apo që janë marrë më herët me basketboll", ka thënë Gashi