Please enter at least 3 characters.

Peja mposht skuadrën e Ligës Ballkanike

2016/01/f.0928212747437_210.jpg

Kjo ndeshje u zhvillua në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë, ku si gjithmonë të pranishëm ishin me mijëra tifozë të ‘Shqiponjave’ të cilët edhe njëherë dëshmuan gatishmërinë e tyre për skuadrën e zemrës.

Pejanët e kontrolluan ndeshjen pothuajse gjatë tërë lojës, dhe kur merret parasysh se përballë kishte një skuadër të Ligës Ballkanike, duhet të nënkuptohet se kjo nuk ishte e lehtë. Veç kësaj, Peja e kishte mposhtur edhe njëherë Teodo Tivatin para disa javësh në Mal të Zi.

Për Pejën në fushë kryesisht u vërejtën lojtarët e huaj, por me mbështetjen e madhe të Eris Ljucës i cili tregoi formë të lartë këtë ndeshje.

Një lajm i keq për tifozët pejanë është se në këtë ndeshje u lëndua njëri ndër lojtarët kryesorë të kësaj skuadre, Gerti Shima, dhe ende nuk dihet se çfarë lëndimi ka pësuar dhe për sa do të rikuperohet. /Telegrafi/

Koshashënuesit më të mirë të Pejës
1Mirza Ahmetbasic24 pikë
2Ersid Ljuca 19 pikë
3George Odufuwa14 pikë
4Fred House14 pikë