Please enter at least 3 characters.

Peja eliminohet nga Liga Ballkanike

2016/01/peja-eliminohet-nga-liga-ballkanike_hd.jpg

Peja në këtë sfidë hyri me qëllimin e vetëm për të fituar, pasi që humbja e linte jashtë mundësisë për t'u kualifikuar për play-off.

Si do që të jetë, në çerekun e parë u bë edhe diferenca kruciale. Ishte Ballkani që arriti të krijojë një eprësi prej 28-17 në çerekun e parë dhe kjo ndikoi që Peja të mos kthehet më në lojë, përkundër statistikave pozitive në vazhdim dhe lojës së mirë.

Gjithçka u rrënua në çerekun e katërt, kur Peja nuk arriti që të mbante tempon dhe të bënte lojë më të mirë, duke e thelluar kështu edhe disavantazhin në momentet kur Shaptahovic nuk ishte në lojë.

Në fund rezultati përfundimtar ishte 96-76 për Ballkanin e Bullgarisë.

Me këtë disfatë Peja largohet nga garat e Ligës Ballkanike dhe skuadra e vetme ne këtë garë sigurt do të mbetet nënkampioni i Kosovës, Sigal Prishtina. /Telegrafi/