Please enter at least 3 characters.

Peja e Trepça të zhytura në borxhe

2016/01/peja-e-trep-ccedil-a-t-euml-zhytura-n-euml-borxhe_hd.jpg

Borxhe ndaj basketbollistëve kanë dy skuadrat e “katërshes së madhe”, Peja dhe Trepça, ndërsa Sigal Prishtina e Bashkimi i kanë kryer të gjitha obligimet. Zyrtarët e tyre premtojnë se të gjitha borxhet do të shlyhen sa më shpejt që është e mundur, ndërkohë që basketbollistët janë të pakënaqur me tretmanin që e patën nga skuadrat përkatëse.

Ndër klubet që edhe gjatë edicionit u përball me probleme financiare ishte Peja, por që ia doli të mobilizohet as për ta përfunduar kampionatin dhe pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike. Kryetari i saj, Art Gashi, ka deklaruar se po bëhen përpjekje të vazhdueshme që obligimet të kryhen sa më parë. /Arena/Telegrafi/