Please enter at least 3 characters.

Peja e fortë për 21-shin

2016/01/peja-e-fort-euml-p-euml-r-21-shin_hd.jpg

Pejanët ishin shumë të disponuar për lojë sonte dhe këtë e dëshmon më së miri rezultati në fund të pjesës së parë, që shënonte 15 pikë epërsi për ta, 54-39.

Verdhezinjtë me këtë ritëm të mirë iu qasen edhe çerekut të dytë dhe nuk lejonin që kundërshtari të shkaktonte ndonjë befasi. Ndërsa, në çerekun e katërt pejanët vetëm se e ngritën epërsinë e tyre në 25 pikë, 106-81.

Me këtë fitore, Peja përsëri mbetet në pozitën e dytë në renditjen tabelore me 34 pikë, një më pak se Sigal Prishtina në vendin e parë.

Pas kësaj sfide, Peja duhet të përgatitet shumë sepse do të udhëtojë për në Izrael, ku me 18 mars do të ndeshet me kampionin e Ligës Ballkanike, Galil Gilboan. /Telegrafi/