Peja e fillon me fitore vitin
08/01/2016
Peja ka nisur me fitore vitin 2016. Verdhezinjtë e drejtuar nga kroati Branimir Pavic kanë mposhtur lehtë Kerasan Prishtinën në përballjen e Kupës për të kaluar në rrethin e tretë.
Pejët fituan me rezultat të thellë me 50 pikë epërsi, 103-53.
Peja është fituese aktuale e Kupës së Kosovës dhe kërkon mbrojtjen e titullit të fituar në vitin që shkoi.


