Please enter at least 3 characters.

Pedro: Do të jetë vështirë, por Messi dhe Barça nuk janë të pandalshëm

2018/02/Pedro-messi-e1519130503437.jpg
310:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 15: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates with his teammate Pedro Rodriguez of FC Barcelona after scoring his team's third goal during the La Liga match between FC Barcelona and Levante UD at Camp Nou on February 15, 2015 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-sulmuesi i Barcelonë, Pedro Rodriguez, është optimist para ndeshjes së Chelseat ndaj Barçës.

Ylli i Bluve beson se klubi spanjoll në krye me Lionel Messin nuk është i pamposhtur.

"Do të jetë e vështirë për ne pasi Messi është më i miri në botë", ka thënë Pedro për Independent.

"Por, ai nuk është i pamposhtur. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, një ndeshje e madhe, por nëse skuadra është e fokusuar të luajë së bashku, kurrë nuk i dihet futbollit".

"Kemi mundësitë të vazhdojmë tutje. Por, natyrisht është Barcelona dhe Lionel Messi".

(Getty Images)

"Është e vështirë ta ndalosh këtë njëri, sepse është shumë i shpejt dhe i mençur në fushë".

"Por, shikoni, nuk është e pamundur", ka shtuar Pedro.

Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që spanjolli përballet me ish-skuadrën e tij që kur u transferua te Chelsea në vitin 2015. /Telegrafi/