Please enter at least 3 characters.

PD: Topi të respektojë Kushtetutën

2016/01/f.1105120329644_m.gif

 "Për herë të parë në historinë e Parlamentit shqiptar, që nga viti ’91, një dekret në Kuvendin e Shqipërisë mori vetëm një votë. Ky ishte votimi për kandidatin për kryetar të Kontrollit të lartë të Shtetit, të dekretuar nga Presidenti i Republikës. Ky ishte propozimi i Presidentit të Republikës, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese", thuhet në deklaratën e deputetëve demokratë, transmeton Top Channel.

Sipas tyre, presidenti i Republikes duhet të veprojë në përputhje me Kushtetutën e vendit, në mënyrë që të respektohet funksionimi i institucioneve kushtetuese të vendit. /Telegrafi/