PD: KQZ gënjen, deri në orën 15:00 votuan 10%
Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, tha se në të vërtetë deri në këtë orë janë paraqitur për të votuar vetëm 10% e popullsisë.
“Operacioni më i madh që po kryen Rama sot është falsifikimi. KQZ është në krye të këtij operacioni, duke mashtruar për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar. Pjesëmarrja faktike ka qenë 6% deri në orën 11:00.
Pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 10%. KQZ është një vegël e paligjshme në duart e Ramës. Paniku i Ramës duket qartë, askush nuk mund ta fshehë braktisjen e tij”, u shpreh Kaso, raporton tch.
DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJE ZGJEDHORE NË PD, IVI KASOOperacioni më i madh që po kryen Edi Rama gjatë gjithë ditës së sotme është falsifikimi i pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në krye të këtij operacioni manipulimi, duke mashtruar shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar.Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi deri në orën 11 ka qenë 6 përqind dhe jo 12 përqind sic raportuan kamikazët e KQZ.Pjesëmarrja faktike deri në orën 3 pasdite është 10 për qind.Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mos i shkojnë deri në fund planit për falsifikimin e pjesëmarrjes.Lojërat e pista me telefona të prishur nxjerrin zbuluar paligjshmërinë e kësaj KQZ-je me 4 anëtarë të PS në shkelje të ligjit.Arsyeja se pse KQZ nuk evidenton, ndalon dhe raporton shkeljet flagrante të ligjit, që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, deri tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë që mbushin kutitë e votimit, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, raste të gjitha të denoncuara nga media, është sepse KQZ-ja është një vegël e paligjshme në duart e Edi Ramës dhe në shërbim të farsës së gatuar prej tij.Megjithëse vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron dhe vetë shpall rezultatin, paniku i Edi Ramës duket qartë. Asgjë dhe askush nuk mund ta fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij.


