Please enter at least 3 characters.

PD: Azzam Dida nuk ka aderuar në LDK

2016/01/pd-azzam-dida-nuk-ka-aderuar-n-euml-ldk_hd.jpg

Në komunikatën drejtuar mediave nga Partia e Drejtësisë thuhet se Azzam Dida, ka paraqitur dorëheqjen e tij morale nga posti i kryetarit të PD-së në Prizren dhe të njëjtën ia ka pranuar edhe kryetari Ferid Agani, ndërsa ai vazhdon të japë kontributin e tij nga pozita e anëtarit të kryesisë së PD-së.

Partia e Drejtësisë dhe kryetari i saj, Ferid Agani falënderojnë Didën për punën e tij të palodhshme sa ka qenë në krye të degës së Prizren.

Ndryshe, Partia e Drejtësisë, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur të dielën ka marrë vendim që të organizojë Kuvendin Zgjedhor të Degës në Prizren, gjë për të cilën është pajtuar edhe vet kryetari Dida. /Telegrafi/