Please enter at least 3 characters.

Pazar me punën e studentëve kosovarë

2016/01/f.0406112110337_m.gif

Sipas FAZ-it, Agjencia Federale e Punës në Gjermani ndërmjetëson çdo vit ardhjen e 180 studentëve nga Prishtina.

"Kjo është kompetencë e Qendrës për Ndërmjetësimin e Fuqisë së huaj punëtore (ZAV), degë e Agjencisë Federale, e cila punon edhe për tërheqjen e mjekëve apo informaticienëve nga jashtë në Gjermani. Në këtë rast ajo shpërndan vende pune, për të cilat nuk ka ndonjë të interesuar në Gjermani. Në Kosovë përkundër kësaj aplikojnë për vende të tilla pune qindra studentë”

Në artikullin e saj, gazeta gjermane thekson se firma partnere e qendrës gjermane, e ka thyer këtë proces aplikimi në pazar fitimi për veten. Qendra e nxitjes së punësimit në Kosovë kërkon 105 euro për ndërmjetësimin. Këtë e raportojnë vetë studentët dhe e vërtetojnë dokumentet e Ministrisë së Punës të Kosovës. 180 ndërmjetësime sjellin një shumë prej 20.000 eurosh. E pyetur për këtë fakt, Qendra për Ndërmjetësimin e Fuqisë së huaj punëtore (ZAV) përgjigjet se partneri kosovar nuk duhet t'u kërkojë asnjë tarifë studentëve kosovarë. Por, autoriteti gjerman në pesë vitet e fundit, nuk e ka kontrolluar asnjëherë gjendjen në terren, transmeton DW.

“Edhe punonjësit e Ministrisë së Kosovës shprehen të habitur për pagesat që u kërkohen studentëve. Tarifat janë rritur nga ujdia e parë e arritur me Qendrën e Punës në vitin 2008 - nga 20 në 40 euro dhe së fundmi 105 euro", është shprehur për gazetën gjermane Hafiz Leka, drejtues i departamentit të punësimit në ministrinë kosovare.

Por, reagime ka pasur edhe nga përfaqësuesi gjerman i qendrës së ndërmjetësimit në Kosovë. Me shkrim ai i përgjigjet gazetës gjermane se nuk ka asnjë marrëveshje me Qendrën gjermane, që ndalon tarifat.

"Faturat e paraqitura janë megjithatë shumë të larta. Sipas gjasave shumë studentë janë liruar nga pagesa. Por, shifra të sakta ai nuk përmend", nënvizohet në shkrimin kritik të gazetës gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung. /Telegrafi/