Please enter at least 3 characters.

Paulinho rikthehet te Guangzhou Evergrande

2018/07/Paulinho-bra-e1531081832267.jpg
226:"KAZAN, RUSSIA - JULY 06: Paulinho of Brazil warms up prior to the 2018 FIFA World Cup Russia Quarter Final match between Brazil and Belgium at Kazan Arena on July 6, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Buda Mendes/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi kinez, Guangzhou Evergrande, ka bërë të ditur se e ka kthyer mesfushorin Paulinho, i cili është transferuar nga Barcelona.

Braziliani është kthyer në Superligën kineze, pasi në sezonin e kaluar luajti në La Liga.

Ai do të ribashkohet me Evergrande, fillimisht si huazim gjashtëmujor, me opsion të detyrueshëm blerjeje prej 50 milionë eurosh më 31 dhjetor.

Mesfushori ishte një transferim befasues në verën e kaluar në Camp Nou, pasi Blaugranët e shitën Neymarin.

Paulinho ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës që e fitoi La Ligan dhe Kupën e Mbretit në seoznin 2017/2018.

Në 49 paraqitje në të gjitha garat, ai shënoi nëntë gola dhe dhuroi tri asistime për katalunasit.

Barcelona është detyruar ta lejojë largimin e tij, për shkak të rregullave për numrin e kufizuar të futbollistëve joevropianë. /Telegrafi/