Pattinson i dashuruar në ‘kojshiken’
30/06/2009
Në vitin 2003, në moshën 17-vjeçare, ylli i filmit “Twilight”, Pattinson, kishte qenë në lidhje me biondinën sy-kaltër Nina Schubert, e cila asaj kohe kishte qenë 20-vjeçare.
Dyshja kishin qenë së bashku për tri vite, por kanë vendosur të ndahen me qëllim që të ndjekin karrierat e tyre. Rob dëshironte të bëhej aktor, ndërsa Nina asaj kohe punonte si modele.
“Nina nuk ka qenë në gjendje ta pranojë faktin se ajo ka qenë dashuria e tij e parë. Gjatë disa viteve të kaluar ajo vërtet u godit rëndë kur e pa atë të bëhej i famshëm”, ka thënë burimi për National Enquirer.


