Please enter at least 3 characters.

Pasi u dënua sërish me burg, Navalny: Dikush nuk dëshiron të jem i lirë

2021/02/210202091539-06-navalny-hearing-0202-exlarge-169-e1612290502146.jpg
940:"Editorial use only. MANDATORY CREDIT HANDOUT /NO SALES Mandatory Credit: Photo by MOSCOW CITY COURT PRESS SERVICE HANDOUT/EPA-EFE/Shutterstock (11741978d) A handout photo made available by Moscow's Citiy Court Press Service shows Russian opposition leader Alexei Navalny (L) standing in the glass cage during a hearing in the Moscow City Court in Moscow, Russia, 02 February 2021. The Moscow City Court will consider on 02 February 2021 the requirement of the Federal Penitentiary Service to replace Alexei Navalny's suspended sentence with a real one. Opposition leader Alexei Navalny was detained after his arrival to Moscow from Germany on 17 January 2021. A Moscow judge on 18 January ruled that he will remain in custody for 30 days following his airport arrest. The Moscow City Court consider the requirement of the Federal Penitentiary Service to replace Navalny's suspended sentence with a real one, Russian Federation - 02 Feb 2021
60:"MOSCOW CITY COURT PRESS SERVICE HANDOUT/EPA-EFE/Shutterstock

Alexei Navalny, një nga kritikët më të shquar të presidentit, Vladimir Putin, u arrestua në kufirin rus më 17 janar për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht pas kthimit nga Gjermania ku ishte duke u rikuperuar nga helmimi me një agjent nervor të shkallës ushtarake.

Opozitari rus pak çaste më parë është dënuar me 3.5 vjet burg, por i cili pritet të shkurtohet pasi që do të llogaritet edhe arresti shtëpiak dhe periudha e paraburgimit, raporton reuters.

"Dikush nuk donte që unë të bëja një hap të vetëm në territorin e vendit tim si një njeri i lirë. Dhe ne e dimë kush dhe ne e dimë pse - urrejtja dhe frika e një njeriu, që jeton në një bunker, të cilin unë e ofendova duke mbijetuar kur u përpoq të më vriste”, tha Navalny.

Sipas pretendimeve të mëparshme të autoriteteve ruse, Navalny dhe vëllai i tij dëmtuan financiarisht kompaninë e Yves Rocher, për të cilën ata morën dënime me kusht me burg prej tre vjet e gjysmë.

Navalny u sëmurë gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020 dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në Gjermani. /Telegrafi/