Please enter at least 3 characters.

Pasi shtëpitë e modës refuzuan t'i dizajnojnë veshje për shkak të përmasave, Bebe Rexha përkushtohet ndaj palestrës

2019/01/beb2.jpg
193:"NEW YORK, NY - DECEMBER 07: Bebe Rexha performs at Z100's Jingle Ball 2018 at Madison Square Garden on December 7, 2018 in New York City. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të mbetet një emër i komentuar në media.

Ditë më parë, ajo doli hapur me një video kundrejt stilistëve dhe shtëpive të mëdha të modës, të cilët nuk pranuan të dizajnon fustanin e saj për në "Grammy".

Megjithatë Bebe Rexha thotë se vazhdon t'i dojë përmasat e saj të trupit, dhe për të qëndruar gjithnjë në top formë, ajo përkushtohet vazhdimisht në palestër.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet duke ushtruar në shtëpinë e saj.

"E vetmja mënyrë për të punuar", ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shihet e shoqëruar nga trajnerja profesionale.

29-vjeçarja duket mjaft atraktive edhe gjatë ushtrimeve, ndërsa shihet mjaft e përkushtuar në kujdesin ndaj trupit.

Më 11 shkurt, Bebe Rexha do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve "Grammy Awards", ku garon për dy çmime, atë të "Artistes së re më të mire", dhe "Këngës më të mirë duet në zhanrin Country". /Telegrafi/