Please enter at least 3 characters.

Pasi i prishet biçikleta, fillon të vrapon drejt finishit (Video)

2016/07/Finishi.png

Çiklisti britanik Chris Froome ka bërë një “çmenduri” në garën e radhës në Tour de France.

Kampioni në fuqi i garës më të rëndësishme në çiklizëm ka filluar të vrapojë në kilometrat e fundit pas problemeve me biçikletën e tij ku është përplasur me Mollema dhe Porte.

Pas këtij momenti Froome nuk ka ndalur vrullin e tij teksa ka filluar të vrapojë drejt finishit.

E ndërsa ka filluar të vrapojë atij i është sjellë një biçikletë, transmeton tch.

Ky moment i ka shkaktuar Froome rreth 1 minutë e gjysmë kohë nga Bauke Mollema.