Please enter at least 3 characters.

Pasagjeri për herë të parë në një aeroport, shihni se çfarë bën ai! (Video)

2016/09/aeroporti-e1473192100727.jpg

Në një video të publikuar në internet shihet një burrë i cili supozohet se ishte në udhëtim e sipër me aeroplan.

Siç edhe mund të shihet në pamjet e publikuara, përcjell Telegrafi, ai fillimisht futet tek pjesa e kontrollit të bagazhit, ku edhe ndalohet nga stafi i aeroportit.

Ndonëse ata i sugjerojnë se për të kaluar tutje, ai paraprakisht duhet të bëjë një kontroll të çantës së tij, ai duket se nuk e kupton këtë gjë.

Pasi kthehet mbrapa, në vend se të fusë çantën në shiritin e kontrollit të gjësendeve, ai futet vetë aty.

Siç edhe shkruan në përshkrimin e videos, “ai ishte për herë të parë në një aeroport”. /Telegrafi/