Please enter at least 3 characters.

Pas William Saliba, Arsenali përpiqet ta transferojë Dani Ceballos

2019/07/DaniCeballos-1.jpg
263:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 13: Dani Ceballos of Real Madrid CF celebrates after scoring during the La Liga match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF at Estadio Benito Villamarin on January 13, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali është duke shpresuar të arrijë marrëveshje për Dani Ceballos, pasi tashmë ka siguruar shërbimet e William Saliba nga Saint-Etienne.

Edhe pse marrëveshja në vlerë prej 27 milionë funtesh (30 milionë euro) akoma nuk është zyrtarizuar,m Topçinjtë kanë mposhtur konkurrencën për nënshkrimin e qendërmbrojtësit francez.

Në ndërkohë, klubi anglez po vazhdon përpjekjet për angazhimin e Ceballos, i cili po ashtu pritet të konfirmohet gjatë javës që vjen.

Dani Ceballos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Bisedimet ndërmjet Arsnealit dhe Real Madridit janë në rrugën e duhur dhe një takim pritet të zhvillohet në Washington gjatë të mërkurës në kuadër të 'International Champions Cup'.

Ngjashëm sikur Topçinjtë, edhe Los Blancos ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në orët e para të mëngjesit të të dielës do të luajnë kundër Bayern Munichut në Houston.

Arsenali do ta huazojë 22-vjeçarin dhe krahas çmimit të huazimit, do t'ia paguajë edhe rrogën në vlerë prej tre milionë funtesh (3.34 milionë euro). /Telegrafi/