Please enter at least 3 characters.

Pas Tiranës, BabaStars “high” edhe Prishtinën (Video)

2016/01/geti1-e1438351035353.jpg

BabaStars edhe një herë tjetër e dëshmojnë se janë të “çmendur” për performanca para mijëra njerëzve, e sidomos kur ato mbahen në ZoneClub në Prishtinë, në qytetin prej nga ata vijnë.

Së fundmi, yjet e BabaStars kanë performuar në Tiranë, para dhjetëra mija njerëzve, por edhe rikthimi në Prishtinë, nuk ka qenë më ndryshe.

Në koncertin e mbrëmshëm në ZoneClub, njërin prej klubeve më të mëdha në Kosovë, BabaStars kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe kanë arritur që t’i bëjnë me mijëra njerëz të këndojnë, kërcejnë dhe kënaqen me performancat e tyre.

Atmosfera është ndezur sidomos kur BabaStars kanë performuar këngët e famshme High, dhe disa prej hiteve tjera kur protagonistë kanë qenë Ghetto Geasy, Agon Amiga, Onati, Majku, Cozman dhe Skivi. /Telegrafi/