Please enter at least 3 characters.

Pas një mbledhje tetë orëshe, arrihet marrëveshja që La Liga të vazhdojë nga aty ku ka mbetur

2020/03/GettyImages-671946618-1.jpg
243:"NEW YORK, NY - APRIL 23: A view of the LaLiga logo at a roofop viewing party of El Clasico - Real Madrid CF vs FC Barcelona hosted by LaLiga at 230 Fifth Avenue on April 23, 2017 in New York City. (Photo by Brian Ach/Getty Images for LaLiga)
9:"Brian Ach

Federata e Futbollit të Spanjës në bashkëpunim me qeverinë, kanë marrë vendim që ky sezon i La Liga-s të vazhdojë.

Spanja vazhdon të jetë njëri ndër vendet më të prekura nga coronavirusi në botë, derisa numri i viktimave ka filluar të bije.

Në një takim që zgjati mbi tetë orë, është mësuar se kampionati spanjoll do të vazhdojë, së bashku me kategoritë e tjera.

(Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Por, ende nuk është bërë e ditur data e saktë se kur mund të rikthehet futbolli në Spanjë, mirëpo ka gjëra pozitive.

Në mbledhjen, ku ishte presidentja e Këshillit për Sport në Spanjë, Irena Lozano, njeriu i parë i Federatës, Luis Rubiales dhe presidenti i La Ligës, Javier Tebas, është sjellë vendimi që të vazhdohet kampionati i futbollit, me një protokoll special, ku do të ketë tre testime të futbollistëve.

“Marrëveshja është arritur. Falënderim deri te La Liga dhe Federata për mirëkuptimin dhe dëshirën që të arrihet marrëveshja që të mund të përcaktojmë rrugën e futbollit në Spanjë, pas përfundimit të pandemisë,” ka thënë Lozano.

Mundësia e parë do të jetë fundi i muajit maj, e dyta në mesin e qershorit dhe i fundit është në përfundim të qershorit. /Telegrafi/