Please enter at least 3 characters.

Pas Brexit-it, Qeveria skoceze kërkon bisedime urgjente me Brukselin

2016/06/Sturgeon.jpg

Qeveria e Skocisë kërkoi bisedime të menjëhershme me Brukselin për të mbrojtur pozicionin e saj në Bashkimin Evropian - pas daljes së Britanisë së Madhe.

Kështu ka deklaruar sot kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, pas një takimi urgjent që u mbajt në Edinburg.

“Ekzekutivi skocez do të përqendrohet tani në një kuadër ligjor që mundëson organizimin e një referendumi të dytë për pavarësinë e këtij rajoni gjysmë-autonom të Britanisë së Madhe”, ka thënë Sturgeon.